Inagurimi i stadiumit “Air Albania” veç shumë komenteve për organizimin apo regjinë, duket se ka lënë të pakënaqur edhe artistë të skenës.

Njëri prej tyre, tenori i njohur Kastriot Tusha, i ftuar te “Procesi Sportiv” me Ed Manushin dhe Ilda Bejlerin, tha se kishte pritur të ishte pjesë e kësaj feste, por ftesa nuk i kishte ardhur kurrë, informon dritare.net.

“Mendova që oganizatori i madh, Ardit Gjebrea që e kishte organizuar hapjen, do të kishte një lloj hierarkie. Unë e kuptoj modernizmin e shoë-t por nuk shkon kështu për himnin. Do të ndihesha shumë i respektuar të isha pjesë e atij himni sepse jam i pari që e kam performuar me ftesë të Armando Dukës. Unë  prita një ftesë nga z.Gjebrea, por siç duket nuk e pa të arsyeshme”, ka shprehur indinajtën e tij tenori i njohur.

Më tej ai ka vlerësuar interpretimin e Juliana Pashës dhe Besa Kokëdhimës, por ka theksuar se himni është luftarak

“Himni është pak luftuarak. Unë kisha menduar se do të ndodhte një performancë me 10 tenora, diçka e tillë” – ka përfunduar Kastriot Tusha fjalën e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme