Këngëtarja energjike e skenës sonë, Aurela Gaçe ka postuar një video nga inagurimi i “Air Albania”, ku shihet duke vrapuar nëpër fushë, informon dritare.net.

Gaçe thotë se ndjen që ka rezistencë për 90 minuta lojë.

“E megjithëse aty ishte gardh more, gardh me polici, unë, një tifoze e çmendur e çava gardhin e vrapoja që të mos kapnin. Eh, unë kujtova në fakt se isha më e shpejtë se policia, por ata nuk më paskan parë fare. Herë tjetër i lutem trajnerit të më fusë në lojë se kam rezistencë për 90 minuta. Isha e lumtur që ndodhesha mes jush, e lumtur me zërin tuaj që buçiste me këngën aq të dashur e kaq domethënëse e për të gjithë ne, shqiptarinë”, ka shkruar Aurela në Instagram, infomon dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by (@aurelagaceofficial) on

Në inagurimin e stadiumit “Air Albania” performuan edhe emra të tjerë të njohur si si Besa Kokëdhima, Juliana Pasha, Era Istrefi, Flori Mumajesi./Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme