Si Geti ashtu edhe vëllai i tij e paska të dashurën moderatore.
Getoar Selimi është një nga reperët më të njohur dhe më të suksesshëm të tregut muzikor shqiptar, i cili është shumë i komentuar në media.

Së fundmi, është raportuar se vëllai i Getoarit, Libertiani, është në një lidhje me një vajzë bukuroshe brune, e cila quhet Rida. Dyshja nuk e kanë bërë lidhjen e tyre publike, por postimet në rrjetet sociale i kanë nxjerrë ata mat.
Kur mamaja e Getoarit dhe Libertianit kishte ditëlindjen, ai publikoi një foto të një torte, në të cilën shkruhej: “Urime, të paqim gjithmonë, Rida dhe Libi”. Po ashtu, “Tiranapost.al”, ka shkruar se tanimë ajo është kunata e Marinës. Rida është fotografuar shpeshherë me familjen Selimi, ndërsa moderon një emision në “Koha Vizion”.


Flash Lajme