Angela Martini, modelja dhe bukuroshja shqiptare, e shndërruar në shkrimtare pas promovimit të librit të saj në shqip nga shtëpia botuese “Dudaj”, do ta botojë librin e saj “Love, Hope, Light”, edhe në anglisht.

Tashmë ajo ka treguar edhe datën se kur do të jetë në librari dhe ‘online’ libri i saj në anglisht. Ajo kishte shkruar më parë se promovimin e librit e bën në Shqipëri për shkak se është atdheu i saj dhe nga aty fillon gjithçka. “Love, Hope, Light do të jetë ‘online’ për t’u porositur në “Amazon” nga 17 dhjetori edhe në libraritë e SHBA-ve”, ka shkruar Angela. Modelja shqiptare më parë kishte shkruar se librat e saj i bazon në ngjarje reale, por duke u dhënë atyre nuanca emocionale.




Flash Lajme