Personazhet shqiptare me famë botërore shprehën publikisht solidaritetin pas ngjarjes së rëndë në Shqipëri. Ditën e djeshme Dua Lipa dhe Gashi treguan se ishin prekur nga ngjarja e rëndë, që pati pasoja tragjike.

Ndërsa Bebe Rexha ka thënë se po përpiqet të mbledhë disa para për ndihmë. “Më vjen shumë keq për atë që ndodhi dhe unë po përpiqem të gjejë një mënyrë për të ndihmuar disa njerëz duke ngritur një fond. Ju dërgoj lutjet dhe dashurinë time të gjithë atyre që janë prekur nga tërmeti”, është shprehur Bebe. Në fund të videos këngëtarja ka thënë “të dua shumë” në gjuhën shqipe. Edhe shumë personazhe të njohur shqiptarë kanë ofruar ndihmën e tyre për banorët e prekur nga tërmeti, qoftë në vlerë monetare apo edhe duke liruar shtëpitë e tyre.


Flash Lajme