Më shumë se 40 mijë euro është shuma që ka mbledhur këngëtarja Tuna bashkë më Kryqin e Kuq në Maqedoni për viktimat e tërmetit në Durrës dhe për sanimin e dëmeve materiale


Këngëtarja është njëra prej me të aktivizuarave në Maqedoni gjatë kësaj kohe që prej se ndodhi tragjedia në Shqipëri, me ç’ras kanë ndërruar jetë 46 persona.
“Sot mw datw 28.11.2019 ne ora 11.00, ne ‘Four, Park Hospitality Group’ me mbështetje te Kryqit te Kuq te Republikës se Maqedonisë Veriore, bashke me koleget dhe miqtë e mi nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia mbajtëm pres konferencën me iniciativën e përbashkët për te grumbulluar donacione për ndihmën dhe mbështetjen e viktimave te prekura nga tërmeti në Shqipëri”, ka shkruar Tuna.
Pas kësaj aty ka folur sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq të Maqedonisë Veriore, Dr Sait Saiti, biznesmeni dhe zv/kryetari i qytetit te Shkupit, Enver Maliqi si dhe artistet prezent.‘Shkupi është një qytet i solidaritetit, le ta tregojmë këtë me vepra”, ka thënë Enver Maliqi.
Sipas Tunë deri me tani janë mbledhur 2 milionë e 467 mijë denar apo përkthyer në euro 40 075.1 euro.


Flash Lajme