Tërmeti që tronditi Durrësin, Tiranën, Lezhën më 26 nëntor preku gjithë botën. Lot dhe dhimbje në sytë e shqiptarëve dhe jo vetëm, ishte ajo që shihnim ndërsa prisnim të nxirreshin viktimat nga rrënojat e ndërtesave që u shembën në Durrës dhe Thumanë.

51 njerëz vdiqën nga tërmeti i tmerrshëm, u plagosën qindra të tjerë dhe mijëra banesa u dëmtuan.

Shumë vipa, personazhe, njerëz të thjeshtë u bënë bashkë për të ndihmuar familjet e prekura nga ky tërmet i tmerrshëm. Me para, ndihma me ushqime, veshmbathje etj, të gjithë ishim në lëvizje ditët që kaluan dhe ende jemi. Keqardhjen dhe ndihmat që po japin dhe kërkohet, vipat shqiptarë i kanë treguar në rrjete sociale.

Ndërsa Armina Mevlani ka vendosur që çdo gjë ta bëjë në fshehtësi.

Ndërsa poston një foto të flamurit shqiptar të copëtuar, Armina shprehet se, kjo tragjedi i ka thyer zemrën, e kujt jo. Dhe kjo ka qenë arsyeja se përse nuk ka qenë aktive me postime.

“Po mundohem të ndihmoj mesa kam mundësi por nuk dëshiroj të bëj publike asgjë. Shpresoj që kjo të jetë kalimtare dhe mos të përsëritet më kurrë dhe lutem çdo natë që Zoti të lehtësojë dhimbjet e të gjithë atyre që kanë humbur të afërmit e tyre?”,– shkroi Armina.

“Te dashur miqte e mi!
Keto kane qene dite te veshtira per familjet e demtuara,per te gjithe ata qe kane humbur te dashurit e tyre dhe per te gjithe ne . Nuk kam qene e pranishme ne postime sepse me eshte thyer zemra ne copeza nga cdo lajm qe kam degjuar dhe me dukej sikur nuk ishte jeta qe po jetoja dhe nuk dua te pranoj qe ky mund te jete realiteti,e kam perjetuar me shume ankth gjithcka . Jemi kaq te brishte ne njerezit dhe me keto gjera qe ndodhin kuptojme sesa pak rendesi kane gjerat e vogla ne jete dhe sesi ne te tilla tragjedi mund te perfshihet cdo kush prej nesh. Nuk ka kuptim arroganca ,mosmirnjohja , percmimi , por duhet te bejme vetem mire dhe ti urojme vetem mire cdo kujt sepse kjo jete per ne eshte vetem nje test,dhe ne fund..te gjithe te jemi te barabarte. Fama apo pushteti jane thjeshte nje genjeshter e bukur per ata qe duan ta besojne sepse ne ndjejme njesoj ,lumturohemi njesoj ,vuajme njesoj dhe ne fund te gjithe shkojme ne te njejten rruge. Po mundohem te ndihmoj me sa kam mundesi por nuk deshiroj te bej publike asgje . Shpresoj qe kjo te jete kalimtare dhe mos te perseritet me kurre dhe lutem cdo nate qe zoti te lehtesoje dhimbjet e te gjithe atyre qe kane humbur te afermit e tyre?. Falenderoj zotin per familjen time dhe te gjithe ju qe jeni mire .”, thuhet në postimin e plotë të Arminës.dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme