Ndërsa në një moment foli për viktimat, konkretisht rastin nënë e bijë dhe Kristianin që sapo kishte dalë nga burgu, moderatorja nuk i mbajti dot lotët. “Ky është një moment për reflektim, njerëzit vrapojnë pas famës, parasë e politikës, por në fund jemi të gjithë njësoj.

Jemi mikroskopik para fatit, prandaj duhet të jemi më të mirë”, tha Alketa gjatë emisionit. Po ashtu, ajo ka vënë në dukje ndihmën e madhe që Shqipërisë këto ditë po i vjen nga shtetet fqinje, veçanërisht nga Kosova.

View this post on Instagram

A POST SHARED BY  (@ALKETAVEJSIU) ON 

Ajo ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një sekuencë nga momenti kur u përlot në transmetimin direkt në “Rai 1”. “Intervista në ‘Rai Uno’! Sytë dhe zemrat kullojnë lot! S’jam aq e fortë sa dukem! Ka mbi 1400 mesazhe në inbox, kryesisht nga 600.000 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali. Ju falënderoj shumë!”, shkruante Vejsiu në “Instagram”.

Përveç Alketës, lotët nuk i ka mbajtur dot në transmetim live, as moderotja e njohur e “Tempora” në “Ora News”, Sonila Meço. Gjatë një transmetimi maratonë ku televizioni ku punon transmetoi gjithçka rreth ngjarjes së rëndë që tronditi Shqipërinë, në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit 2019, Sonila u përlot. Ndërsa në studio po lexonte emrat e viktimave, Sonila Meço shpërtheu në lot.

View this post on Instagram

A POST SHARED BY  (@SONILAMECO1) ON 

Klodiana Lala, gazetarja e palodhur e “News 24”, ka raportuar menjeherë pas tërmetit, në pallatin 6-katësh, i cili u shkatërrua i tëri. Edhe pse me shumë eksperiencë, Klodi, në një moment të caktuar, nuk i mbajti lotët në transmetim.

Edhe gazetari i njohur i “Top Channel”, Muhamed Veliu, s’mbajti dot lotët në transmetim live, ndërsa jepte lajmin e keq për dy të rinjtë në Thumanë. Mes shumë gazetarëve që kanë raportuar live momentet kur trupat e pajetë janë nxjerrë nga rrënojat, Veliu ka dëshmuar se emocionet dhe tronditja ka qenë e fortë. Ndërsa ishte duke raportuar nga Thumana dha lajmin e keq se dy të rinj janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat, Veliu nuk i ka mbajtur dot lotët teksa jepte këtë lajm dhe shtoi se të rinjtë janë gjetur poshtë tavolinës së ngënies në shtëpinë e tyre. Veliu, teksa po i jepte publikut këtë lajm të trishtë, nuk arriti të mbante dot lotët, pasi viktimat ishin sërish nga familja Cara në Thumanë, nga e cila deri tani kanë humbur jetën 7 prej tyre.

Po ashtu, moderatorja e emisionit “Historia ime”, Mirela Milori u përlotur teksa një nga zjarrfikësit tregoi në studio sesi i ka gjetur viktimat nën rrënoja. Ndërkohë, zjarrfikësi Arben Cara tregoi se mes viktimave kanë qenë edhe të afërmit e tij.

“Pas shumë orë kërkimesh arritëm të gjenim trupat e familjes sonë Cara dhe pamë që ata ishin munduar të dilnin nga hyrja e pallatit dhe vajzën 18-vjeçare e kemi gjetur të përqafuar, fëmijën e kishte vënë nën vete për ta mbrojtur. Çfarë të shikoje, janë skena shumë të rënda”, S’janë aq të fortë sa duken, ja VIP-at që u përlotën në ekran për jetët e humbura nga goditjet e tërmetit tregoi Arben Cara dhe pas këtij rrëfimi Mirela u përlot.

Ndërkohë që këngëtarja Xhensila Myrtezaj së bashku me burrin e saj, Bes Kallakun, kanë dalë për t’i mbështetur të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. “Në prani të dhimbjes me familjet e prekura nga tërmeti. Secili sipas mundësisë t’i gjendet pranë kujt mundet e si të mundet”, ka shkruar Xhensila, e cila është përlotur ndërsa takohet me disa prej familjarëve./PANORAMAPLUS

View this post on Instagram

A POST SHARED BY  (@XHENSILAMYRTEZAJ) ON 


Flash Lajme