Këngëtarja Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri për të parë situatën postërmetit të 26 nëntorit. Ajo ka shkuar tek Musa Daci në fshatin Bubq, duke premtuar se do të ndërtojë shtëpinë e re për familjen e tij.

Por Bebe Rexha ka premtuar se do të jap edhe ndihma të tjera. Ajo tha se do e fillojë punën e saj me ndërtimin e dy shtëpive dhe se dëshiron të kontribuojë në ndërtimin e shkollave. Këngëtarja e famshme bëri thirrje për donacione duke theksuar se njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë. “Dua të sjell ndërgjegjësim ndërkombëtar për çfarë po ndodh në Shqipëri. Jam shumë mirënjohëse ndaj atyre që kanë shpëtuar jetën e shqiptarëve në rrënoja. Nuk ka rëndësi sa famë kam arritur, nuk do ta harroj asnjëherë nga vij, do kem gjak shqiptari dhe do jem aty për Shqipërinë. Është koha të bëhemi bashkë. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri. E gjitha që dua të them tani më e mira është çdokush të japë donacionin e tij. Nëse ju nuk ndihmoni askush tjetër nuk ndihmoj. Doja ta shihja me sytë e mi. Doja ta ndjeja dheun nën këmbët e mia dhe të kuptoja çfarë po ndodh. Do filloj ndërtimin e dy shtëpive. Dua të siguroj që jam përfshirë. Dua të përfshihem edhe në ndërtimin e shkollave. Është e rëndësishme për brezat e rinj. Njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë“, theksoi Bebe Rexha.(INA)


Flash Lajme