Angela Martini ishte një nga personazhet e njohur që vendosi të jepte ndihmën e saj në këto ditë të vështira për Shqipërinë. Modelja u kujdes të strehonte një familje dhe dhuroi mijëra euro për të prekurit nga tërmeti.

Ditën e sotme Angela ka zbuluar se ka dhënë 30 mijë euro, një kontribut shumë i vlefshëm për të gjithë ata që mbetën pas shtëpi pas tërmetit që goditi vendin. Modelja ka publikuar në ‘Instagram’ foto të faturës që tregon shumën e dhuruar dhe ka treguar se këtë gjë nuk e ka bërë për publicitet.

“Tragjeditë qënkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde… dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim. Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje. Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti – ndihmo dikë të mos jetë vetëm, duke dhuruar në platformën https://e-albania.al/donate/

Përfundimisht nuk po e postoj këtë kontribut për asnjë nga arsyet që po hamendësoni, nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë për publicitet. Po e postoj për të dhënë një shembull dhe për të ftuar të tjerë të veprojnë si unë. Bashkë jemi më të fortë”, ka shkruar Angela në ‘Instagram’.


Flash Lajme

Më të lexuarat