Dy ditë më parë, Bebe Rexha erdhi në Shqipëri, për  të parë nga afër të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit. Ajo u premtoi dy familjeve se, do t’ua rindërtojë shtëpitë.

Sot, pas rikthimit në SHBA, Bebe ndërsa poston foto nga vizita te familjet e prekura, shprehet se, i është bërë zemra mal nga mirësia e njerëzve të vendit tonë.

“Dje u ktheva nga një udhëtim dy ditor në Shqipëri, pasi pashë dëmet nga tërmeti dhe takova njerëzit që u prekën. E kam zemrën mal nga mirësia e njerëzve atje, si dhe të gjithëve nga mbarë bota që kanë dhuruar.

Nuk ju falënderoj dot sa duhet. Ne kemi vendosur të ndërtojmë dy shtëpi që u dëmtuan nga tërmeti. Ju lutemi vazhdoni të përhapni informacionin për këtë tragjedi dhe ndihmën që i duhet Shqipërisë. E dua vendin tim ❤️ Te Dua shqipe.”,- shkruan Bebe.dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme