Sot Gazeta Express ka botuar një artikull, për këngëtaren Enca Haxhia, duke thënë se, ajo hodhi foto të vetën pa grim, por asnjë foto për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Ndërkohë, vetë Enca i është përgjigjur gazetës me disa foto, në Instastory.

Ndërsa poston disa nga mesazhe që i kanë ardhur në inboksin e Instagramit nga njerëz që kërkojnë dhe ofrojnë ndihmë ditët e para të post tërmetit, këngëtarja shkruan se, nuk është kategoria e personazheve që shfrytëzojnë situata të tilla për vëmendje.

“Nuk jam kategoria e personazheve që të shfrytëzoj situata të tilla për pak vëmendje. Dhe as kategoria e atyre që postojnë gjithçka bëjnë/ndihmat që ofrojnë. Dhe mbi të gjitha nuk i detyrohem askujt shpjegim për asgjë që bëj, por kjo temë më ka prekur aq shumë sa nuk mund të heshtja. Gazeta Express gjeni gazetarë të hajrit, mos shpërndani lajme false dhe mos shfrytëzoni momente të tilla për të hedhur vrer.”,- shkruan Enca në Instastory.dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat