Festivali i përvitshëm, i Këngës Magjike, edhe këtë vit u mbyll jo me pak pakënaqësi. Për tre netë, artistë të rinj e ato që kanë një jetë në skenë, kënduan live, këngët e tyre.

Ajo për të cilën në fillim fastat nuk ishin fort të entuziasmuar ishte juria. Enkel Demi, Arben Skënderi, Armend Rexhepagiqi, Jonida Maliqi, Dj Missrose dhe Dj Stone ishin 6 anëtarët e jurisë, që mesa duket nuk u pëlqyen shumë.

Por sidoqoftë, ata për tre netë dhanë mendimet dhe vlerësimet e tyre për këngëtarët e rinj, ndonëse here pas here nuk ishin të ngjashme me ato që mendonte publiku.

Po kështu, prezantuesja e Adrola Dushi, u përball me një lum kritikash, se nuk ishte në lartësinë e duhur për të mbajtur peshën e madhe të një festivali gjigand, si Kënga Magjike.

Megjithëse, Adrola, të paktën në dukje, e mori me shumë sportivitet, dhe duket se kjo pati ndikim për mirë.

Meqënëse, për vite me radhë, mënyra e votimit, nuk ka qenë fort e pëlqyer, me të drejtë këtë herë Ardit Gjebrea, mendoi që votave të këngëtarëve, t´i shtohen edhe votat e publikut. Nuk mund të themi se kjo metodë pati një sukses të madh, pasi në fund, ato që vendosën ishin votat e kolegëve. Kjo ishte pakënaqësia më e madhe, te fansat e këngëtarëve.

Eneda Tarifa, mori trofeun, por publiku votat maksimale ia dha Fiffit, me këngën Mbarova.

Për këtë arsye në momentin e shpalljes së emrit fitues e cila ishte Eneda, të gjithë njëzëri brohoritën për Fiffin.

Epo, në një festival me përmasa të tilla, do të ketë gjithmonë, pakënaqësi, ndaj këto nuk ia zbehin suksesin që ka për çdo vit radhazi, Kënga Magjike. Megjithëse, ky festival i sivjetshëm, ishte me një kauzë të veçantë, Këndo për të ndërtuar. Të ardhurat nga shitja  e biletave, do të shkojnë për të ndërtuar shtëpi të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Po kështu skenografia, është gjithmë një risi në këtë festival që shpesh krahasohet me Sanremon apo edhe festivale të tjerë të përmasava të tilla./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme