Personazhet e famshme shqiptare i ka bashkuar një detaj i rëndësishëm përgjatë gjithë vitit 2019. Ata kanë rrëfyer pa doreza problemet e tyre me ankthin, ndjesitë e këqija dhe shpesh betejat me të cilat u duhet të luftojnë përtej filtrave dhe jetës perfekte të “Instagram”-it.

Një rrëfim të tillë bëri pak kohë më parë në “InstaStory” edhe prezantuesja e njohur, Kiara Tito.

“Kam luftuar me një thyerje të pabesueshme zemre, kam jetuar me konfuzionet e mia, kam luftuar me të gjithë demonët. Nga një shpirt i vrarë në histori ‘toksike’ dashurie, ja tek jam tani më e fortë dhe kam mundur t’i mbledh sërish bashkë copëzat. Jam bërë ajo që e shkuara s’më lejonte të isha, duke qenë më e dashur me veten. Diçka është e sigurt: Duhet të jesh e përgatitur për të duruar gjithçka që jeta do të të hedhë. Jam duke çuar dashuri dhe dritë për të gjithë ata, që për momentin ndihen të pasigurt dhe me frikë për të ardhmen”, ka përfunduar moderatorja.

Ndërkohë që ndjekësit e kanë gjetur direkt se për bëhej fjalë dhe kanë qenë në një mendje se djali në fjalë është këngëtari i njohur, Butrint Imeri. Moderatorja u komentua gjatë për lidhjen me të, por të gjithë u befasuan kur ai vetëm pak kohë më parë prezantoi të dashurën e re gjatë pushimeve në Greqi.

Butrinti postoi një video nga Santorini dhe në syzet e tij pasqyrë dukej një vajzë, e cila e filmonte. Teksa të gjithë po mendonim se vajza në video ishte Kiara Tito, Butrinti i ka hedhur poshtë njëherë e mirë këto aludime, duke prezantuar vajzën e panjohur që ka në krahë.

E duket se pasi Kiara e ka parë me sytë e saj që tashmë ish-i i saj është i lumtur me një vajzë tjetër, ka vendosur të nisë një kapitull të ri në jetën e saj. Ajo ka realizuar një set fotosh shumë të nxehta, ku nxjerr në pah sensualitetin e saj. Bëhet fjalë për një set fotosh artistike, ku Kiara nxjerr në pah gjoksin poshtë një kostumi klasik të zi.

Prezantuesja e “Doctor Plastik” shpesh është komentuar për ndërhyrjet plastike që mund të ketë bërë, por ajo i ka mohuar duke treguar se ndryshimi i vetëm që ka bërë është shtimi në peshë, duke e konsideruar një luftë të madhe me veten. Në “InstaStory” Kiara ka ndarë një foto, ku tregon eksperiencën e saj dhe betejën që ka bërë për të shtuar disa kilogramë. “2017, 49 kilogramë.

“Kam qenë aq e dobët, sa s’mund ta besoj. Luftë e madhe ka qenë për të fituar kilogramë”, shkruante ajo. Dhe duket që kilet e kanë ndihmuar të duket më seksi.


Flash Lajme