Babai i motrave të njohura Hadid, Mohamed Hadid është ndarë nga e dashura e tij 32 vite më e re Shiva Safai.

Sipas mediave të huaja 71-vjeçari  dhe e dashura e tij janë ndarë që prej një viti, por nuk kanë dashur të  bëjnë asgjë publike.

Mendohet se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre për arsye se Shiva donte një fëmijë tjetër ndërsa Hadid nuk ishte dakord.

Megjithatë ky duket të jetë një version i ngjarjes, pasi media të tjera aludojnë se shkak në fakt ka qenë tradhtia.

Thuhet se Mohamed Hadid e ka tradhtuar ish të dashurën e tij me modelen 25-vjeçare, Justyna Monde.


Flash Lajme