Pasi ra tërmeti i 26 nëntorit që mori 51 jetë njerëzish, plagosi qindra persona dhe shkatërroi mijëra banesa, sopranoja, Inva Mula shkoi të shohë nga afër familjet që u strehuan në çadra.

E ftuar në emisionin “Rudina”, nga Rudina Magjistari, Inva u shpreh se, mori edhe vajzën Nina me vete në çadër, për t’i treguar asaj sesi është jeta.

“Mora me vete edhe Ninën, por jo për ta trembur. E mora për t`i treguar si është jeta. Ka prindër që nuk munden tua plotësojnë dot fëmijëve të tyre të gjitha kërkesat.”, u shpreh sopranoja.

Ndërkohë, Inva ka zbuluar ndër të tjera edhe disa detaje mbi koncertin e bamirësisë që zhvilloi të dielën e kaluar, që do t’u vinte në ndihmë të prekurve nga tërmeti. Inva tha se, në skenë u ngjit edhe Nina, e cila recitoi një poezi të krijuar nga vetë ajo për mjedisin, njerëzimin dhe gabimet që duhet t’i falim njëri-tjetrit.

 “Nuk e kisha programuar ta bëja një koncert familjar, por duke shkuar për atje Nina më tha që donte të ngjitej në skenë për të recituar një poezi. Në fillim hezitova, por ajo insistoi dhe thashë po ia plotësoj këtë dëshirë. Nuk e dija fare se çfarë do recitonte. Kishte përgatitur një poezi për njerëzimin, mjedisin dhe gabimet që duhet t`i falim njëri-tjetrit. U surprizova. Kur po ktheheshim nga koncerti e pyeta: ‘Ku e gjete atë poezinë që recitove Nina’. ‘Nuk e gjeta’, më tha, ‘e krijova vetë’.”, -tregoi Inva.dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat