Prej kohësh Tuna ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes së mediave, duke shijuar sukseset në karrierë, por edhe jetën familjare. Shpesh në media është përfolur për një ndarje mes saj dhe Patrisit, por çdo herë çifti ia ka dal që të përgënjeshtrojë lajmet, duke treguar se bashkë gëzojnë një histori të bukur.

Herën e fundit që u përfolën për një ndarje, Tuna zgjodhi të reagojë në rrjetet sociale, jo me foto, por duke vënë mbiemrin Berisha në Instagramin e saj.



83044420_597884407699963_1955679324912746496_n82811259_187988482257258_3757805017713606656_n82283532_1057613211266035_2733061048209768448_n
<
>

Por nëse i hedhim një sy tani Instagramit të saj, shohim se mbiemri i Patrisit, Berisha, është larguar nga faqja e saj. Disa dyshime na u shtuan edhe kur pamë se këngëtarja ishte me pushime në Punta Cana me djalin si dhe me mikeshën e saj, pa Patrisin. Ndoshta çifti po kalon një tjetër krizë, ose ndoshta Tuna ka zgjedhur të shijojë disa ditë relaksi vetëm me mikeshën e saj. Do të na duhet të presim nëse çifti do të zhduk çdo foto që ka bashkë, apo do të postojnë një foto të ngrohtë familjare për të kuptuar se çfarë po ndodh me këtë dyshe.


Flash Lajme

Më të lexuarat