Amadeus posa durante il photocall organizzato a margine della presentazione dell'offerta autunnale 2019 della Rai. Milano 9 Luglio 2019.ANSA / MATTEO BAZZI

Edhe Konferenca Episkopsle Italiane, që është kuvendi i përhershëm i peshkopëve italianë, ka dalë kundër prezantuesit e drejtorit artistik të Festivalit të 70-të të muzikës italiane, Sanremo.

Gjatë konferencës së parë drejtori i Sanremos, u akuzua për seksizëm, ndërsa  e përditshmja zyrtare e kësaj Konference fetare  gazeta “Avvenire”  shkruan:”ka momente që bën të mendosh se e ka bërë enkas, pasi Festivali, Sanremo, vlen sa ari. Ka momente kur mendon se e ka bërë enkas, pasi dhe një gafaxhi për profesion nuk mund të bënte një figurë të tille kaq të keqe.

E në vend që të kërkoj falje, Amadeus thotë se e kanë keqkuptuar.”

Gjithashtu klerikët kritikojnë edhe  pjesëmarrjen e reperit Junior Cally në këtë event kaq të rëndësishëm.

“I këndon femrës pa respekt e në një videoklip improvizn vrasjen e një gruaje”, shkruan gazeta fetare./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat