Pasi nuk mundi ta fitonte  Festivalin e 58 në RTSH, Elvana Gjata është larguar nga Shqipëria. Publiku vijoi të mos fshihte zhgënjimin pasi Arilena do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong.

Por duket se zhurma në rrjetet sociale, po na zbulon një plan të ri.  Dikush nga fanatikët e Eurovizion-it, ka ngritur tezën se Elvana Gjata do të përfaqësojë San Marino-n në maj, në Rotterdam.



Duke qenë një shtet shumë i vogël San Marino shpesh merr artistë nga shtete të tjera për të përfaqësuar vendin në Eurovizion, dhe këtë vit në Tëitter po lakohet shumë emri i Elvana Gjatës. Nuk dihet nëse ka një ftesë zyrtare për Elvanën, apo është gjithçka një thashethem e rrjeteve sociale.


Flash Lajme

Më të lexuarat