Emri i Elvana Gjatës, po përflitet se do të jetë pjesë e Eurovizionit. Jo për të përfaqësuar Shqipërinë por një tjetër shtet. Në rrjetet sociale, fansat e Eurovizionit, kanë komentuar se janë të lumtur që San Marino do të përfaqësohet nga Elvana.

Për ta është fakt i kryer, pavarësisht se lajmi nuk është konfirmuar nga këngëtarja apo përfaqësues të këtij shteti.

San Marino, ka të drejtën të zgjedhë këngëtarë që nuk janë vendas për t’u prezantuar në Eurovizion. Vitin e shkuar  San Marino u përfaqësua nga Serhat, një këngëtar turk. San Marino mori pjesë për herë të parë në Eurovizion në 2008, ku nuk arriti të kualifikohej në finale. Më pas në dy vitet e ardhshme, u tërhoq, duke u rikthyer sërish në 2011.

Në këto vite, San Marino, është kualifikuar në finalen e Eurovizionit vetëm dy herë.  Mbase duke parë që kënga e Elvanës, u pëlqye mjaft nga të huajt, mund të jetë një mundësi që San Marino ta përdorë që të ketë më shumë sukses këtë vit në Eurovizion./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All