Ditën e djeshme, reperi i dashur për publikun Stresi, publikoi një pjesë nga kënga e tij e re, e cila pritet të lançohet këtë të premte.



Kënga me titullin “Zemrën maje” është aluduar të jetë një dedikim për Keisin.

“Thonë se dashuria është një lojë e humbur, unë besova n’dashuri kur isha adoleshent shumë i humbur… T’ harrosh dikë që e ke dasht është njësoj sikur mos me e pas njoft asiher..”, shkruante reperi krahas videos së publikuar, të cilën e fshiu më pas. U tha që është dedikim, po Keisi ç’mendim ka?

Pak orë më parë, Keisi ka shpërndarë në profilin e saj në “Instagram”, këngën e reperit. “Fjalët përbrenda po i mbaj”, ka shkruar bukuroshja krahas postimit.

Vallë çfarë po ndodh mes dyshes? Po ruajnë respektin për njëri-tjetrin, apo janë rikthyer. Kjo mbetet për tu parë gjatë ditëve në vijim.


Flash Lajme

Më të lexuarat