Mozzik dhe Loredana janë një ndër çiftet më të përfolur të showbiz-it. Dyshja edhe pas ndarjes nuk i kanë kursyer deklaratat ndaj njëri-tjetrit.



Disa ditë më parë, gjatë një interviste, Loredana u shpreh se ata nuk kishin një arsye për ndarjen, por  të dy ishin shumë të stresuar.

Mozzik reagoi ashpër ndaj kësaj deklarate duke thënë se fajin për ndarjen sipas tij e kishte Loredana, dhe pas kësaj reperët  kanë bërë vazhdimisht statuse thumbuese ndaj njëri-tjetrit.

Ditën e djeshme Mozzik hodhi në treg bashkëpunimin me Taynën dhe kënga dukej fiks si një diss për Loredanën.

Epo pas kësaj Loredana nuk e ka lënë mangët dhe ka postuar një foto në Instastory dhe sipas saj ish i dashuri (Mozzik) ka një të dashur të re dhe ajo i ngjan fiks reperes.

“Kur ishi jot ka një të dashur të re dhe ajo duket fiks si ty”, shkruhet në postimin e Loredanës.


Flash Lajme

Më të lexuarat