Këngëtarja Elvana Gjata u përfol se do të përfaqësonte San Marinon në Eurovizion këtë vit. Por ajo theu heshtjen duke thënë se nuk ka marrë asnjë ftesë të tillë.

Në media një tjetër emër po përflitet se do të prezantojë San Marinon. Bëhet fjalë për këngëtaren Inis Neziri.

Ajo ka marrë pjesë në një sërë kompeticionesh muzikore, duke nisur nga Gjeniu i vogël, Festivali i 56 i Këngës e së fundmi në Këngën Magjike.

Një këngëtare e re, e cila ka marrë pjesë edhe në festivale jashtë vendit. Në Festivalin Ndërkombëtar “Cerbul de Aur”, në Rumani ajo rrëmbeu çmimin e madh.

Por përsa kohë nuk ka asgjë zyrtare ende nuk mund ta themi me siguri se Neziri do të jetë këngëtarja që do të përfaqësojë San Marinon./L.F -dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat