Këngëtari me famë botërore Maluma, është shumë i pëlqyer për këngët e tij nga miliona fansa në mbarë botën.

Në media dhe portale ka qarkulluar një lajm ku thuhej se Maluma do performojë në Tiranë.

Ky lajm, i cili bëri bujë është konfirmuar dhe madje është zbuluar data e performimit të tij në kryeqytet.

Maluma do të jetë i pranishëm më datën 14 Mars, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, në kuadër të turneut të tij dhe festës së “Ditës së Verës”.

Kjo është konfirmuar edhe përmes një posteri që paralajmëron ardhjen e yllit latin që njihet për hite të shumta si “Hola Senorita”, “Que Pena”, “Chantaje”, “Mala Mia”.

Nëse se besoni, edhe në axhendën e koncerteve të Malumës është konfirmuar si koncert:


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All