Alketa Vejsiu, përmes një postimi në Instagram, ka ndarë foto të gazetave dhe revistave që kanë shkuar për të, madje disa prej tyre kanë pasur dhe intervista ekskluzive nga vetë moderatorja.

Në fotot e postuara shihet një deklaratë e Vejsiut, e cila u thotë italianëve që është Chiara Ferragni e Tiranës dhe ku tregon se ka punuar që fëmijë dhe se rrogën e parë e ka çuar në shtëpi kur ka qenë 14 vjeç.

“Sanremon e kam parë që fëmijë. Kur mora konfirmimin e pranisë sime, isha në një fshat pranë kufirit me Kosovën dhe lëshova një britmë të fortë gëzimi pastaj nisa të qaj. Koka më vinte vërdallë nga lumturia. Mora menjëherë në telefon nënë, babain dhe tim shoq.

Rrogën e parë e kam çuar në shtëpi në moshën 14 vjeçare, kur punoja për një radio private në Shqipëri. Kisha një biçikletë me të cilën endesha rrugëve të Tiranës duke ndjekur ëndrrën time. Ndërkohë studioja shumë. Isha ambicioze. Ishim të varfër dhe doja të bëja diçka të mirë për time më, për babain dhe vëllanë. Studimi dhe puna intensive kanë qenë garancia ime e suksesit“

Ndërsa në postimin poshtë fotove, Alketa shkruan: “Po mendoja tani per mijera shqiptare qe jetojne ne Itali, qe kane bere sakrifica dhe jetojne me dinjitet ne nje vend te huaj, qe mund te ndihen krenare per ate qe perfaqesojne, qe blejne revistat dhe lexojne per Shqiperine! Une e di emocionin dhe krenarine e tyre! E ndjej ne mesazhet qe me nisin ne inbox! Kete Sanremo jua kushtoj juve❤️”./E.B-dritare.net

Visualizza questo post su Instagram

Un post condiviso da (@alketavejsiu) in data:

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat