Nata e parë e Top Talent 3, pati momente plot spektakël, por disa prej tyre ishin edhe me debate të forta mes konkurentëve dhe anëtarëve të jurisë, ku një prej tyre ka qenë ai midis Olti Currit dhe Aurorës, konurrentes që çeli garën dhe konkurron për prezantim.

Gjithçka ka nisur teksa konkurentja i ka kthyer përgjigje kritikave që i ka bërë Olti Curri mbi mënyrën sesi ajo prezantonte në skenë. Por kjo nuk i ka pëlqyer aspak Currit, i cili përmes konurentes ka shinjestruar dhe goditur njëherëza Alketa Vejsiun dhe modelin e saj të prezantimit.

“Nuk the asgjë të re, the atë hapje që do bëntë çdo spikerere nga mosha 18 deri 88 vjeçe” – tha Olti, ndërsa konkurentja u shpreh se është origjinale dhe nuk ka kopjuar askënd. Por, u duk sikur në fakt ky moment ka ndezur edhe reagimin e influecerit, teksa Aurora këmbënguli se prezantimi i saj ishte pjesë e formatit të spektaklit.

“Mos u mbro. Ti pas 5 vitesh mund të prezantosh edhe festifalin në TVSH, por thjesht do të ndërrosh fustanet dhe do këndosh për veten tende” – tha Olti Curri duke ironizuar Alketa vejsiu, pas debatit që përfshiu median fill pas festivalit në TVSH në muajin dhjetor.


Flash Lajme

Më të lexuarat