Beyonce, këngëtarja me famë botërore, ka publikuar disa foto në instagramin e saj, ku shkëlqen me fustanin e kuq.

Por nuk është kjo ajo që përbën lajm, pasi në çdo dalje diva botërore është e mrekullueshme.

Fustani i kuq, është krijuar nga stilisti shqiptar nga Kosova, Valdrin Sahiti.

Ky është suksesi i radhës nga Sahiti që i ka kaluar kufijtë shqiptare.

Më parë ai ka veshur edhe reperen e njohur Cardi B.

Një bravo për punën e Valdrinit./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat