Ermal Mamaqi, më shumë se kurrë këtë javë ishte i pranishëm në shumë studio televizive për të folur për filmin e tij, I Love Tropoja. Sonte ishte i ftuar në ThumbOn, me Fatmën dhe Aulonën.

Ermali nuk donte të tregonte shumë për fabulën e filmit, duke dashur që gjithçka të jetë surprizë.

“Është një film që do t’i rezistojë kohës” u shpreh ai. Më tej Ermali, u pyet edhe për Bes Kallakun, me të cilin ka pasur disa replika kohët e fundit.

“Unë e kam ftuar, por ai nuk do të jetë në premierën e filmit, pasi do të jetë jashtë”. Të paktën kjo është  arsyeja sipas Ermalit. Por në këtë rast na vjen në mendje një batutë  shumë e përdorur nga ky i fundit.

“Na keni ardhur, do ju vijmë. S’na keni ardhur nuk do ju vijmë”. Kujtojmë se Ermali mungoi në premierën e filmit Falco të Bes Kallakut. A thoni të vlejë kjo shprehje në këtë rast?/L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All