Çifti i njohur i shoubizit, Klea Huta dhe Elgid Doda, i dhanë fund beqarisë në Marok. Ajo publikoi krejt e papritur, disa foto, të realizuara nga fotografja Anjeza Dyrmishi.

Sot ajo ka bërë një tjetër postim, në instagramin e saj, një dedikim tashmë për bashkëshortin.

“Që e vogël kam ëndërruar për ty!

Që e vogël doja dikë si ti kur të isha e madhe!

Kemi kaluar ditë të mira e jo të mira, por gjithmonë të kam patur pranë e kam qenë pranë teje. Në të mirë e në të keq.

Kur flas për ne edhe ndonjë lot gëzimi mi njom faqet. Të dashuroj bashkëshorti im.

Zoti na bekoftë dhe syri i keq mos na paftë”, shkruan Klea në instagram.

Kurrë se kishim parë, më të lumtur se kaq./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat