Ngjarja e filmit zhvillohet përreth Violet, një tinejxhere e turpshme që ëndërron të ikë nga qyteti i saj i vogël dhe ta ndjekë pasionin e saj për këndimin.

Me ndihmën e një mentori, ajo hyn në një garë lokale këndimi, ku do të testohet integriteti i saj, talenti dhe ambiciet.

“I udhëhequr nga një temë muzikore pop, ‘Teen Spirit’ është një vazhdim organik dhe me stil i tregimit për Hirushen”, shkruan mes tjerash në përshkrimin e filmit.

Lexo po ashtu:

Elle Fanning është protagoniste kryesore në “Teen Spirit”, ku luan rolin e Violet.

(Foto: Screenshot/YouTube/Movieclips Trailers)

Krahas saj paraqiten edhe Millie Brady, Rebecca Hall, Viktorija Faith, Elizabeth Berrington, Olive Gray, si edhe aktori kroat Zlatko Buric.

Premiera e kësaj drame është caktuar për datën 5 prill 2019 në Amerikë, ndërsa më pas do të nisë shfaqja nëpër vendet tjera të botës. //


Flash Lajme