Ky ishte lajmi më i keq që mbretëresha Elizabet mund të merrte gjatë festave të fundvitit. Këtë të mërkurë, policia metropolitane njoftoi se, një prej kuajve mbretërorë që përdorej për të shoqëruar mbretëreshën, ka ndërruar jetë, informon dritare.net

Përmes një deklarate në Twitter, një zëdhënës i Task Forcës tha: “Me trishtimin më të madh njoftojmë se, PH Keston ka ndërruar jetë.  PH Keston shoqëroi rregullisht mbretëreshën në organizime të ndryshme shtetërore.

Lajmi padyshim është tronditës për mbretëreshën, e cila ka një dashuri të madhe për kuajt. Afeksioni për kuajt lindi qysh kur madhëria e saj ishte e vogël. Ajo mësoi të kalëronte qysh kur ishte fëmijë. Madhëria e saj është gjithashtu mbrojtëse e organizatave të ndryshme të kuajve.dardania.com


Flash Lajme