Pas 12 javësh, mbrëmjen e sotme u shpall dhe fituesi i edicionit të parë të “Hell’s Kitchen”. Ervini arriti të triumfonte ndaj 4 konkurrentëve të tjerë që prekën finalen në “kuzhinën e djallit”.

“Detajet, shija e fortë dhe ngjyrat që ishin sipër pjatës e bënë fitues Ervinin”, – tha shef Renato në përmbyllje të këtij edicioni. Ervini më parë kishte punuar për 5 vite në Australi, megjithatë u shpreh mjaft i lumtur që rrëmbeu çmimin e parë në “Hell’s Kitchen Albania”. Programi më i komentuar i gatimit do të vazhdojë sërish edicionin e dytë, që pritet të nisë shumë shpejt.


Flash Lajme