Këngëtari dhe kantautori i suksesshëm, Flori Mumajesi erdhi në Këngën Magjike të vitit të kaluar  me një baladë mjaft prekëse, “Plas” me të cilën u shpall dhe fitues.

Që nga kjo kohë kur kënga e Florit bëri bujë, ai ka qenë mjaft aktivë në rrjetet sociale, duke falënderuar të gjithë ndjekësit që e kanë mbështetur.

Përmes postimeve të shumta në Instastory, këngëtari i ka bërë lëmsh që të gjithë lidhur me jetën e tij personale.

Ku herë pas herë ai ka bërë deklarata në Instagram, se dashuria më e madhe për të është vetë publiku.

Disa orë më parë Flori ka postuar një video të shkurtër në Instastory ku mbi të shkruan: “Tek i njëjti vend por  pa ty” duke bërë tag edhe kolonial Tirana.

Asgjë konkrete nuk ka zbuluar edhe këtë herë Flori, por statusi i tij lë të kuptohet se ndryshe nga herët e tjera, dje dikush e ka lënë vetëm teksa ka shkuar te Colonial Tirana./A.C/dritare.net


Flash Lajme