Ndonëse ka vetëm pak muaj që ka publikuar albumin e rim, artistja shqiptare nuk po ndalet duke punuar rreth këngëve e shfaqjeve të shumta që parashikon për fansat e saj.

(Foto: Thomas Concordia/Getty Images/Guliver)

Ajo njashtu vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, Rita ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqet mjaft provokuese veshur me një fustan të zi lëkure.

Lexo po ashtu:

Këngëtarja shqiptare ka vënë në pah gjoksin atraktiv, ndërsa ka ngacmuar imagjinatën e ndjekësve, të cilët janë plot 14 milionë vetëm në këtë rrjet social.

“Nuk mund të presë deri në fundjavë pasi po punoj shumë këtë javë me të gjitha gjërat mahnitëse që unë kam përgatitur për të gjithë fansat e mi! Mezi pres që ju të shihni gjithçka”, ka shkruar Ora në Instagram.

Përndryshe, “Phoenix” mban titullin albumi i dytë i këngëtares shqiptare, të cilën ajo e publikoi më 23 nëntor të vitit të kaluar.

(Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)


Flash Lajme