Bëhet fjalë për këngën “Swan Song”, e cila është një prej temave muzikore të filmit “Alita”, që do të publikohet së shpejti.

(Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Dua duket shumë e entuziazmuar për këtë projekt, përderisa është përzgjedhur si njëra ndër artistet interpretuese të kolonës zanore.

Ajo së fundmi ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nga xhirimet, ku shfaqet mjaft tërheqëse në prapaskena.

Lexo po ashtu:

“Unë kam nisur numërimin prapa? 25.01.19”, ka shkruar Lipa në mbishkrimin e fotografisë.

Kështu, ajo ka bërë të ditur se klipi do të publikohet i plotë më 23 janar, ndërsa do të jetë i pari njëherësh që ajo do të sjellë këtë vit.

“Alita: Battle Angel” është një film aksion kibernetik i bazuar në veprën e Battle Angel Alita që në Japoni njihet si Gunnm.

(Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)


Flash Lajme