“Nuk po të njoh” mban titullin kjo këngë e zhanrit baladë dhe i dedikohet dashurisë.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga kompozitori i njohur, Kreshnik Avdiu, teksa orkestrimi i është besuar Ardian Kastratit.

Foto: Sabri Fejzullahu/Instagram

“Nuk po të njoh” është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e së cilit janë kryer në Parkun e Gërmisë.

Për anën vizuale janë kujdesur M Production.

Lexo po ashtu:

Fejzullahu është shumë i pëlqyer për këngët e tij, dhe përkundër viteve vazhdon të jetë shumë aktiv në muzikë.

Përveç projekteve të reja, ai është prezent për fansat edhe në mbrëmje muzikore të shumta, në të cilat masa e madhe e publikut nuk mungon.


Flash Lajme