Ajo vijon të jetë një nga njerëzit publikë më të rezervuar për jetën e saj private dhe gjithmonë preferon që lajmet lidhur me të t’i japë përmes llogarisë në ‘Instagram’.

Edhe pse para një viti, Samanta Karavella, u shpreh se do të martohej verën e ardhshme, duket se planet për të veshur vellon e bardhë, këngëtarja bukuroshe i ka shtyrë sërish.



Këtë herë Samanta nuk ka treguar afat se kur fansat e saj do ta shikojnë të veshur nuse, por tha që ka hequr dorë nga martesa. Madje, Samanta nuk ka pranuar të pohojë nëse është në ndonjë lidhje serioze, apo jo.

E ftuar në emisionin “Wake Up”, Samanta tha duke qeshur se edhe fisi i saj ka hequr dorë nga kërkesa për ta martuar, pasi ajo e ka mendjen tek muzika.

Edhe pse shpesh herë këngët e saj kanë qenë hite duke arritur majat e suksesit, Samanta nuk ka dhënë detaje për jetën e saj personale. Ajo ka zgjedhur gjithmonë t’i mbajë sekret lidhjet e dashurisë. Kujtojmë se para disa vitesh, ajo u nda nga i dashuri që kishte lidhje prej afro 2-vjeçare. Ndërkohë, para një viti, në media u përhap lajmi se Samanta Karavella, ishte në prag të martesës. Kjo e indinjoi Samantën, e cila i quajti mediat si ‘ngatërrestare’ dhe ironizoi se do të martohej verën që vinte (2018). Mesa duket u prishën planet edhe këtë herë për dasmë, të presim vitin tjetër tani kur të na i bëjë suprizë!


Flash Lajme