Këngëtarja e njohur, Afërdita Dreshaj ka treguar shpesh herë se ëndrra e babait të saj ishte të bëhej këngëtare. E pyetur nga ndjekësit se sa e kishte të vështirë t’i realizonte ëndrrat pa babain, ajo thotë se është munduar ta çojë deri në fund amanetin.



“Ëndrra e babait tim ishte të bëhesha këngëtare, kur unë isha 12 vjet ai ishte ende gjallë dhe më mori ta inçizojë këngën e parë… kur ai vdiq e kisha shumë të vështirë të vazhdoja, por duhet t’i tregoja atij që do të vazhdoja ëndrrën e tij dhe timen, nëna ime është femra më e fortë dhe më ka dhënë krahë tjerë të vazhdoj”, është përgjigja e saj. Së fundmi Afërdita ka paralajmëruar rikthimin në muzikë pas një pauze të gjatë që bëri.


Flash Lajme