Tash e sa kohë ajo është mjaft aktive në sjelljen e videove të reja me humor, të cilat ajo i quan “Femzanat”.

Mirëpo në një nga këto videot e publikuara në YouTube, një koment jo shumë i mirë ka arritur nga një fanse në drejtim të këngëtares.

Njëra ndër to i ka quajtur debile atë dhe mikeshën e saj, e cila ishte protagoniste në video.

Lexo po ashtu:

Me të parë këtë koment, Radi ka vendosur t’i kundërpërgjigjet asaj me një postim të bërë në InstaStory.

“Po dhe nëse s’e ka kuptuar se ndoshta e ka të vështire ta kuptojë…si ka mundësi zonja…juve si ju mban toka, vertikalisht apo horizontalisht?”.

Foto: Rozana Radi/InstaStory

Mesa duket, këngëtarja nga Shqipëria nuk e ka pëlqyer aspak komentin paragjykues të fanses të bërë ndaj saj.

Rozana përndryshe muaj më parë solli këngën “Kur përfundon një dashuri si kjo e jona”, me të cilën konkurroi në festivalin “Kënga Magjike”.


Flash Lajme