Ajo numëron mbi 682 mijë ndjekës në Instagram, ku kohë pas kohe publikon fotografi dhe video për fansat e saj.

Kësaj radhe, Doruntina Shala (emri i vërtetë i këngëtares) e ka publikuar një video, në të cilën ka vënë në plan të parë linjat trupore, por edhe stilin e ri të flokëve.

Lexo po ashtu:

“Hajde shëndet”, është përshkrimi i fotografisë që shoqërohet me hashtagun “Legally blonde” që i referohet filmit me të njëjtit emër dhe ka të bëjë me flokët bionde.

Bashkëpunimi me Ledri Vulën, “Aje”, është ndër realizimet më të fundit të Taynas që erdhi pas hiteve të njëpasnjëshme.

Kënga e re është pëlqyer shumë, aq sa pa kaluar një muaj nga publikimi, videoklipi i kësaj kënge ka arritur afro nëntë milionë shikime në YouTube.

Gjatë një interviste të mëhershme për Telegrafin, Tayna ka deklaruar se ka shumë projekte në studio, të cilat do t’i publikojë gjatë këtij viti për fansat e saj.

Ndërsa sa i përket jetës private, ajo ka deklaruar se nuk është në një lidhje. //


Flash Lajme