Lidhja 16 vjeçare e dashurisë mes Arbana Osmanit dhe bashkëshortit të saj duket se ka marrë fund.

Burimet në mediat shqiptare thonë se ajo nuk jeton më në të njëjtën shtëpi me burrin, por në një shtëpi tjetër vet bashkë me djalin e vogël.

Adhuruesit kanë vënë re edhe në paraqitjen e saj të fundit televizive detaj tjetër, se në dorën e majtë të prezantueses nuk është unaza.

Ajo gjendej në të gjitha fotot e sezonit të kaluar të emisionit që ajo drejton, “Dua të të bëj të lumtur”.

Ende Arbana nuk ka folur për zhvillimet e fundit në jetën e saj private, duke lënë hapur shumë spekulime

Duket se prezantuesja edhe kësaj radhe ka vendosur ta mbajë jetën private larg prej mediave.


Flash Lajme