Megjithatë, jo gjithçka ka qenë e përkryer në jetën e saj, ngase ndryshe nga motrat e saj të famshme, Kendall ka pasur më shumë probleme në adoleshencë.

(Foto: Isaac Brekken/Getty Images/Guliver)

Këtë e ka treguar së fundmi, teksa i është përgjigjur sfidës virale tashmë në Instagram, “10 Years Challenge”.

Ajo ka publikuar një fotografi të realizuar në ditët e sotme, dhe e ka krahasuar atë me një nga imazhet që ka realizuar në kohën kur ishte adoleshente.

Jenner ka shkruar në mbishkrimin e fotografinë se kur ishte 13 vjeçe largohej nga shkolla duke qarë, ngase fëmijët e tjerë e ngacmonin për lëkurën e saj të ashpër.

Foto: Kendall Jenner/InstaStory

Mirëpo gjërat ndryshuan kur Kendall u bë e famshme, dhe fitoi miliona nga profesioni i saj si modele.

Duket se të kaluarën e saj jo fort të këndshme, modelja e sheh si një histori suksesi pasi pavarësisht gjithçkaje, nuk duhet dorëzuar asnjëherë.

(Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)


Flash Lajme