Këngëtarja e cila në nëntor të vitit të kaluar nxori në shitje albumin, është tani duke e promovuar atë në të gjitha shtetet.

(Foto: Joe Maher/Getty Images/Guliver)

Aktualisht, bukuroshja shqiptare ndodhet në Los Anxhelos të Kalifornisë, gjersa për pak ditë do të niset për në Australi, për turin e saj të koncerteve.

Lexo po ashtu:

Ajo vazhdon të jetë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat është çdo ditë aktive.

Së fundmi, Rita publikoi disa fotografi mjaft atraktive në rrjetin social Instagram, ku shfaqej plot stil e veshur me një fustan ngjyrë rozë.

Këngëtarja shqiptare ka realizuar disa intervista në Los Anxhelos, ku ka folur në përgjithësi rreth projekteve të saj të fundit.

Pas Australisë, Rita do të vazhdojë turin e saj në Azi.

(Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)


Flash Lajme