Për të gjithë ju që nuk keni pasur rastin ta shihni, “Ekspertiza” është emision komik, i cili shfaqet online çdo të premte në ora 20:00 në GjirafaVideo.com.
Pjesë e emisionit janë aktorët e popullarizuar, Fisnik Ademi, Granit Uka, Jeton Zogiani, Armend Baloku dhe Erza Ramuka.
Ata luajnë si personazhe kanë analistë profesionalë dhe për çdo episod analizojnë në mënyrë satirike këngë të top-këngëtarëve tanë.
Në këtë episod ata kanë analizuar një këngë të Feros që do ju bëjë të qeshni shumë.