Bëhet fjalë për Diona Fonën, e cila edhe këtë vit ka premtuar se do të sjell këngë të reja.

E duket se kjo do të ndodh shumë shpejt pasi që këngëtarja ka treguar se ka nisur punën për videokëngën e re.

Bukuroshja ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një video teksa shihet në një studio muzikore.

“Diçka përfundimisht është duke u gatuar…, bëhuni gati”, ka shkruar ajo përbri videos së publikuar në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu:

Ajo nuk ka dhënë shumë detaje rreth këngës së re, por që ka premtuar se do të jetë një projekt i fuqishëm në tregun muzikor shqiptar.

Ndryshe, projekti i fundit i Dionës është shikuar deri më tani rreth 300 mijë herë në YouTube.


Flash Lajme