Këngëtarja, Aurela Gaçe ka bërë një gjest të ëmbël për të markuar edhe njëherë dashurinë për dy vajzat e saj. Megjithëse Aurela e shpreh dashurinë për vajzat në mënyra nga më të ndryshmet, këtë herë ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë.

Këngëtarja ka bërë tatuazh në krah emrat e dy vajzave të saj, por të shkruara nga dora e vogël e vajzës së madhe, Grace.

Këtë lajm të bukur, këngëtarja ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit në Instagram, përmes fotove dhe një videoje, të çastit kur Grace është duke shkruar emrin e vet dhe të motrës së vogël Abigail, në lëkurën e mami Aurelës.

Në fotot dhe videon e hedhur në Instagram, mami Aurela shkruan: “Shkrimi i Grace, tani në lëkurën e mamit? —-“dardania.com


Flash Lajme