E ftuar sot në në emisionin “Opinion” në Tv Klan, për të folur mbi temën “A na bën të lumtur paraja?”, këngëtarja e njohur Bleona Qerreti  foli edhe mbi besimin e saj në Zot.

Bleona: Kam qenë në të gjitha meditimet budiste në të gjithë botën, kjo nuk do të thotë se mund të jetosh pa para. Kam qenë në të gjithë botën. Buda nuk është fe, është spiritualizëm, janë dy gjëra të ndryshme. Unë jam myslimane, e them hapur. Nuk më intereson, të mendojnë çfarë të duan të tjerët.

Blendi Fevziu: Ti thua jam myslimane, kamera të kap ty këshu.

Bleona: Po s’ka lidhje tani veshja ime me myslimanizmin. S’ka lidhje…

Blendi Fevziu: Ti je praktikante?

Bleona: Besoj  në Zot, si gjithë shqiptarët. Unë besoj në Zot. Ka edhe shumë njerëz që mund ta përballojnë shumë mirë edhe famën edhe paranë. Unë personalisht kam marrëdhënie shumë të mirë me famën dhe paranë.”./A.C/dritare.net


Flash Lajme