Ditën e sotme në suplementin “Panorama Plus” është publikuar një artikull sipas të cilit Çiljeta Xhilaga i ka dhënë fund bashkëjetesës 3-vjeçare me portierin e Partizanit, Alban Hoxhën.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar e revoltuar këngëtarja.

Të dashura media që s’na latë rehat të zgjohemi nga gjumi njëherë rehat dhe të na shkojë dita mbarë, do t’ju lutesha shumë të shikoni gratë dhe burrat tuaj, familjet tuaja se duke u marrë me jetën e të tjerëve, do t’ju ikin gratë dhe burrat nga duart. Unë e kuptoj që kur je personazh publik je në qendër të vëmendjen për çdo gjë dhe normalisht s’keni si të mbushni gazetat përditë, por çdo gjë e ka një limit. Ndaj do t’ju lutesha të na lini rehat.”-shkruan ndër të tjera ajo.

Më tej, Çiljeta     flet edhe për videon e disa muajve më parë, ku Alban Hoxha shfaqej në shoqërinë e një vajze tjetër.

 “Boll u morët jo me video, jo u ndanë, jo u pajtuan, jo u ndanë e jo u pajtuan prapë. Nuk na kanë ndarë as videot e bëra me qëllime nga kategoria zh e femrave pa nivel dhe asgjë. Kur të ndahemi nga i madhi Zot do t’ju lajmërojmë vetë. Ditë të mbarë të gjitha portaleve sot.”-e mbyll shkrimi ne saj Çiljeta./ I.M-Dritare.net