Atë e njohim si një nga këngëtaret më eksplozive në skenë. Së fundmi, Flaka Krelani ka folur hapur për jetën e saj private, duke thënë se s’po mund ta gjejë personin e duhur.

Ajo është një nga zërat më të dashur për publikun shqiptar, sidomos ata që pëlqejnë muzikën “rock”. E ftuar në “Wake Up”, këngëtarja, krahas projekteve që pritet të realizojë gjatë këtij viti, u ndal edhe në jetën personale.



Flaka rrëfeu se ende nuk e ka gjetur princin e zemrës, duke treguar edhe fjalën e urtë që përdoret në Kosovë: “Është nisë princi me kalin, por mbërrin vetëm kali’. Hall të madh ka deri sa ta gjejë, por e sigurtë që do të vijë në këmbë sipas gjasave”!


Flash Lajme