Gjatë punës së tij si stilist, Valdrin Sahiti ka pasur mundësinë të bashkëpunojë me disa nga vajzat më të njohura shqiptare. Ai i njeh shumë mirë shijet dhe tekat e tyre dhe sigurisht që ka disa të preferuara.

Në një intervistë për revistën ‘Class’, Sahiti ka zgjedhur dy motrat Istrefi si të preferuarat e tij.

Kur është pyetur se kush ka më shumë stil mes Nora Istrefit apo Leonora Jakupit ai është përgjigjur: “Nora Istrefi është një person që s’të bën presion dhe është gjithmonë në një linjë të disponimit. Më pëlqen të vesh njerëz, të cilët nuk bëjnë presion dhe nuk kanë koment për çdo gjë, kënaqem shumë me Norën. Pastaj, Era është një tjetër personazh publik që më jep energji tej mase të mirë dhe pozitive, e di gjithmonë çfarë do dhe nuk ka nevojë kurrë për komente, bindje ose diçka e tillë dhe puna me Erën po ashtu është kënaqësi dhe jo punë e presion”. Pavarësisht se është shumë i suksesshëm si stilit, Vladrini ka treguar se nuk do të dëshironte që vajza e tij ta trashëgonte si profesion, sepse e cilëson si një botë jo shumë të pastër dhe relaksuese.